VIDEO | Episodi që po çmend rrjetin, shuplaka e Rooney është bërë virale

schedule09:16 - 6 Mars, 2020

schedule 09:16 - 6 Mars, 2020

Një episod i çuditshëm ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, luajti kundër ish-ekipit të tij, Manchester United, në sfidën e vlefshme për FA Cup. Kapiteni i Derby Country nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij, duke u mposhtur me rezultatin 0-3.

Luke Shaw dhe dopieta e Ighalo vendosën fatet e takimit. Pas ndeshjes, Rooney ishte protagonist i një episodi të çuditshëm. Pasi takoi shumicën e lojtarëve të United, anglezi u vendos përballë mesfushorit Pereira.

Këtij të fundit, Rooney i jep një shuplakë dhe largohet menjëherë. Tifozët e Manchester United, të cilët e kanë kritikuar tepër Pereiran këtë sezon, e kanë pritur mirë këtë shpullë të Rooneyt, duke ironizuar me komente të shumta në Tëitter. Video më poshtë, tregon qartë pamjet e këtij episodi./abcnews.al