VIDEO/ Ekuban nuk u beson syve, VAR-i i kthen makthin e arbitrave të Superiores

schedule18:17 - 4 Shkurt, 2021

schedule 18:17 - 4 Shkurt, 2021

Caleb Ekuban nuk e harron atë pozicion jashtë loje në ndeshjen kundër Kukësit në Elbasan, sikurse nuk u del nga mendja as drejtuesve të Partizanit.

Mbi të gjithë trajnerit Sulejman Starova, i cili çirrej për gjykimet kundër. Gjithsesi vendimet arbitrare nuk janë të padrejta vetëm në Superiore.

Edhe me VAR ka polemika, sikurse pritet të ndodhë për ndeshjen Trabzonspor-Denizlispor. Protagonist ishte sulmuesi Ekuban, për të cilin nuk u dha një penallti neto edhe pasi arbitri e pa në monitorin e VAR.

Me siguri pas ndeshjes ganezit do i kujtohet ndonjë episod që i ka ndodhur kur mbronte ngjyrat e Partizanit. / abcnews.al