Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Të çmendur” për Salah/ Pritje madhështore për sulmuesin egjiptian nga tifozët e Trabzonspor

schedule12:44 - 6 Gusht, 2026

schedule 12:44 - 6 Gusht, 2026

Mohamed Salah ka mbërritur zyrtarisht në Turqi për të nisur aventurën e re me Trabzonsporin, ndërsa është pritur në mënyrë spektakolare nga mijëra tifozë të klubit.

Ylli egjiptian zbarkoi në Trabzon, ku sipas mediave turke rreth 25 mijë tifozë u mblodhën për ta mirëpritur me këngë, fishekzjarrë dhe pishtarë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Pamjet e pritjes janë bërë virale në rrjetet sociale. Salah u shfaq para tifozëve i veshur me fanellën e Trabzonsporit me numrin 10, ndërsa nuk e fshehu emocionin për mikpritjen që iu rezervua.



“Sinqerisht, nuk mbaj mend nëse kam parë ndonjëherë diçka të tillë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Janë 25 mijë tifozë, është e pabesueshme”, u shpreh Salah.

Sulmuesi 34-vjeçar i dha fund aventurës në Liverpool pas nëntë sezonesh të jashtëzakonshme. Me fanellën e “The Reds”, ai zhvilloi 442 ndeshje, realizoi 257 gola dhe fitoi dy tituj të Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.

Trabzonspori shpreson që me afrimin e Salahut të rikthehet në garën për titull në Superligën turke dhe t’i japë fund dominimit të Galatasarayt, duke synuar të fitojë kampionatin për herë të parë pas pesë vitesh. /Telegrafi/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!