Barcelona nuk është më e dikurshmja, por Leo Messi vazhdon të jetë i njëjti dhe të ndihmojë katalanasit më sa mundet. Mbrëmë skuadra e Koeman fitoi 3-0 ndaj Elche.
Leo shënoi 2 nga golat dhe dha një pasim shumë të bukur në golin e tretë. Edhe pse ishte “viktimë” e Messit, portieri i Elches, Edgar Badia i kërkoi Messit fanellën pas ndeshjes.
Kamerat kanë regjistruar momentin, që ka një të veçantë. Messi heq uniformën dhe ia jep Badias, ndërkohë që ky i fundit i emocionuar përqafon Leon dhe harron të heqë bluzën e tij dhe t’ia japë sulmuesit të Barçës.
He thought Messi wouldn't want his shirt 😂😂❤️ pic.twitter.com/qNMjvopQdQ
— mx (@MessiMX10i) February 24, 2021
Messi merr situatën në dorë dhe ia kërkon uniformën portierit, i cili kujtohet dhe shpejton t’i japë fanellën e tij Messit. Ndoshta ka menduar se Leo nuk e do fanellën e tij. Nuk mungoi e qeshura e Messit. /abcnews.al