Po luhet java e fundit e Kategorisë Superiore, dhe si në asnjërin rast gjatë 10 viteve të fundit, gjithçka vendoset në javën e fundit dhe emocionet janë të shumta.
Fatkeqësia e madhe është fakti se nuk lejohet hyrja e tifozëve në stadium, por duket se këtë herë klubet, ashtu si partitë, kanë vendosur ta shkelin me dy këmbët ligjin e vendosur nga autoritetet shëndetësore dhe të miratuar nga qeveria.
Në Shkodër, në Vllaznia-Laçi, ku “Loro Boriçi” sot do ishte mbushur më shumë se plot në kushte normale, tifozët janë dendur në tribunën VIP. E gjithë pjesa qendrore e tribunës është plot dhe janë mijëra tifozë pranë njëri-tjetrit.
E njëjta gjë ndodh edhe në Durrës, aty ku Teuta sfidon Apoloninë ndodh thuajse e njëjta gjë si në Shkodër. Rreziku i infektimit në këto dy stadiume është më shumë se prezent, por ndoshta nuk është vetëm përgjegjësia e klubeve.
https://streamable.com/y6ua5h
Në rast se tifozët do lejoheshin në një numër të reduktuar nga Komiteti i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, tifozët do mund të shpërndaheshin në gjithë perimetrin e stadiumit dhe rreziku për infektim do ishte ndjeshëm më i ulur. /abcnews.al

