VIDEO/ Duel i ashpër Gomez-Sterling, De Bruyne shënon nga pika e bardhë!

schedule21:36 - 2 Korrik, 2020

schedule 21:36 - 2 Korrik, 2020

Është zhbllokuar takimi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, me “Qytetarët” që kanë kaluar në avantazh. Ishte Kevin De Bruyne ai që shënoi i pari në këtë takim, në minutën e 25-të.

Një duel shumë i ashpër mes Joe Gomez dhe Raheem Sterling në zonën e Liverpool, me sulmuesin e Cityt që u rrëzua dhe mori penallti. De Bruyne mori topin dhe arriti të shënojë, duke mposhtur Alisson./abcnews.al

Premier League, java 32

Man. City – Liverpool  1-0
De Bruyne (p) 25′