VIDEO/ Drita të fikura dhe dedikim vajzës, fitorja e Boca Juniors quhet Maradona

schedule09:35 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:35 - 30 Nëntor, 2020

Ditën e djeshme në Argjentinë u ndeshën dy nga ish-klubet e legjendës Maradona. Boca Juniors dhe Newell’s Old Boys luajtën për javën e pestë të kampionatit argjentinas, teksa vendasit fituan pastër me shifrat 2-0.

 

Ishte një ndeshje e gjitha kushtuar Maradonës, nga fillimi deri në fund. Nisi me homazhe për legjendën, teksa në pushimin e ndeshjes u përsërit sërish gjesti i bërë të mërkurën e shkuar, ditën kur Maradona ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak.

U fikën të gjitha dritat e stadiumit dhe mbeti vetëm njëra ndezur, pikërisht dhoma, ku Maradona shijonte ndeshjet sa herë ishte i pranishëm në stadiumin “Bombonera”. Më pas në fund të ndeshjes lojtarët bënë një tjetër gjest prekës.

Në stadium ishte e pranishme një nga vajzat e Diegos, Dalma Maradona dhe të gjithë lojtarët u drejtuan te ajo në fund të ndeshjes dhe i dedikuan fitoren e mbrëmshme ndaj Newell’s Old Boys. /abcnews.al