VIDEO/ Dortmund “çmendet” në pjesën e dytë, “poker” i Haaland

schedule22:27 - 21 Nëntor, 2020

schedule 22:27 - 21 Nëntor, 2020

Dortmund arrin një fitore spektakolare jashtë fushe përballë Hertha Berlin, duke u ngjitur në vend të dytë me 18 pikë. Diferenca me Bayernin kryesues ka shkuar vetëm një pikë pas barazimit që arritën kampionët në fushën e tyre kundër Werder Bremen (1-1).

2-5 fitoi Dortmundi në kryeqytet me Erling Haaland autor i katër golave. Sulmuesi norvegjez po konfirmohet nga java në javë si një goleador fantastik, teksa nuk duhet harruar se është akoma 20 vjeç. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës vendase falë golit të brazilianit Cuenca.

Golat dhe rastet e HERTHA BERLIN-DORTMUND

Fraksioni i dytë u dominua totalisht nga verdhezinjtë e Favre. Haaland realizoi “poker”. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Guerreiro për miqtë, ndërsa Cuenca zbuti disi humbjen e thellë të Hertha Berlin.

Me katër golat e shënuar në triumfin e sotëm, Erling Haaland është ngjitur në kuotën e 10 realizimeve në Bundesligë, një më pak se Lewandowski i Bayern Munchen. /abcnews.al