Video/ Djali vdes pasi e zë poshtë arkivoli i nënës

schedule21:20 - 18 Qershor, 2018

schedule 21:20 - 18 Qershor, 2018

Një tragjedi e vërtetë ndodhi gjatë një ceremonie varrimi në Sulawesi të Indonezisë.

Samen Kondorura ishte një prej personave që po mbante arkivolin e nënës së tij, por papritur arkivoli ra mbi të, duke i shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen.

Ai sëbashku me disa persona të tjerë po përgatisnin arkivolin ta vendosnin në një vend të shenjtë për të respektuar traditën e vendit të tyre.

Fatkeqësisht, 40-vjeçari ra, pasi shkallët që po ngjiste rrëshqitën dhe arkivoli e zuri poshtë.

E gjithë skena u filmua nga disa persona të ndodhur në vendin e ngjarjes. 40-vjeçari u dërgua menjëherë për në spital, megjithatë nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.

Julianto Sirait, zyrtar i policisë, tha se incidenti ndodhi sepse shkallët nuk ishin vendosur siç duhet.

Pavarësisht kësaj, familjarët e të ndjerit nuk ngritën padi mbi organizuesit e funeralit. Ata e vendosën trupin e 40-vjeçarit pranë nënës së tij, sipas mediave vendase./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=ICzVLMzkuCw