VIDEO/ Dinamo në Superiore, rikthehen 18 herë kampionët e Shqipërisë

schedule16:54 - 9 Maj, 2021

schedule 16:54 - 9 Maj, 2021

Dinamo zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Ekipi kryeqytetas fitoi 0-2 sot jashtë fushe përballë Vorës, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas 9 viteve përpëlitje në Kategorinë e Parë.

https://streamable.com/ey29ij

“Blutë” ia dolën sot falë dygolëshit të Moustapha Djidjiwa. Sulmuesi nga Kameruni realizoi golin e parë në minutën e 11-të dhe atë të qetësisë tre minuta përpara fundit të ndeshjes.

47 pikë dhe vendi i parë në grupin A për 18 herë kampionët e Shqipërisë, që sezonin e ardhshëm do të garojnë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

https://streamable.com/w7rooz

1-1 përfundoi sfida Korabi-Burreli. Ekipi matjan siguroi një pikë të artë në derbi dhe renditet në vend të dytë me një pikë më shumë se skuadra dibrane.

Japonezi Takahashi kaloi miqtë në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa Paplekaj evitoi humbjen e Korabit në minutat shtesë të ndeshjes.

 

Renditja në grupin A

Burreli është një fitore larg sigurimit të vendit të dytë, që do të sillte zhvillimin e ndeshjes “play-off” me ekipin që renditet në vend të dytë në grupin B. /abcnews.al

Kategoria e Parë, grupi A
Vora-Dinamo 0-2
(Djidjiwa 11′, 87′)
Korabi-Burreli 1-1
(Paplekaj 94′ / Takahashi 44′)