VIDEO/ Digjet “Benz”-i gjatë natës në Vlorë, mjeti mori flakë teksa ishte i parkuar

schedule09:38 - 1 Qershor, 2020

schedule 09:38 - 1 Qershor, 2020

Një automjet i llojit “Mercedez-Benz” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë natës që lamë pas.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë ambulancës.

Bëhet me dije se mjeti i djegur, i llojit “Benz”, me targa AA 212 LN është djegur në momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e mjetit është bërë një shkëndijë elektrike, por hetimet vazhdojnë.

Ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishte automjeti pasi nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen./abcnews.al