VIDEO/ Dezinfektohet Biblioteka Kombëtare, 3 punonjës rezultuan pozitiv për koronavirus

schedule11:02 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:02 - 14 Korrik, 2020

Punonjës të bashkisë janë duke zhvilluar një mbledhje jo të zakonshme këtë mëngjes përpara Bibliotekës Kombëtare.

Siç shihet në video ata janë mbledhur përpara hyrjes së këtij institucioni duke mbajtur distancën dhe maskat.

Ndërkohë për sa i përket Bibliotekës Kombëtare, abcnews.al ka mësuar këtë mëngjes se 3 punonjës janë infektuar nga koronavirusi.

LEXO edhe: “Infektohet” Biblioteka Kombëtare, konfirmohen me koronavirus 3 punonjëse

Prej ditësh, tre personat në fjalë kishin simptoma dhe vetëm sot kanë marrë përgjigjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Sakaq Abc News ka siguruar edhe pamjet nga dezinfektimi i ambienteve të Bibliotekës Kombëtare.

Nuk dihet ende nëse këto tre infektime, do të sjellin mbylljen e Bibliotekës Kombëtare. /abcnews.al