Video/Deputetët përplasen me policinë, lejohen në sallën e gjyqit

schedule10:00 - 4 Prill, 2018

schedule 10:00 - 4 Prill, 2018

Ka pasur tension në mjediset e Gjykatës së Tiranës, që çastet e para, kur ka tentuar të nisë seanca gjyqësore. Një grup deputetësh të PD kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallën e seancës, por tek dera e sallës janë ndaluar nga forcat e policisë.

Siç duket dhe nga pamjet, deputetët e PD mes të cilëve, Tabaku, Bumçi, Noka, Spaho e Vokshi u kanë kujtuar efektivëve se ata janë ligjvënës ndaj nuk mund të preken prej tyre. Deputetët demokratë kërkuan të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës, ku do të vendoset masa e sigurisë për 23 të ndaluarit në Kukës.

Pas gati 45 minuta nga ora e parashikuar për fillimin e seancës, trupa gjykuese vendosi pjesëmarrjen e deputetëve në seancë, por ka lënë mediat dhe gazetarët jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!