Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Përballë ne kemi vetëm veten”, Rama: Sfida jonë, realizimi i misionit “Shqipëria në BE në 2030”

schedule19:55 - 7 Prill, 2026

schedule 19:55 - 7 Prill, 2026

Rama mblodhi grupin parlamentar socialist këtë të martë për t’i udhëzuar të dalin pa përjashtim në bazë e të dëgjojnë e adresojnë problemet e qytetarëve.

Në kuadër të turit Punët për Shqipërinë, Rama paralajmëroi se do të jetë vetë në prezent, për të parë se sa ministrat e deputetët dalin në terren e ndjekin udhëzimin e tij për të takuar qytetarë.

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS:



PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar e çdo asambleje faktikisht.

Për punët e Shqipërisë ndryshe nga më parë kur flet për ekonominë, e ndjen nga atmosfera në sallë, që ka një pranim të faktit, që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit janë në gjendje të bëjnë menjëherë verifikimin tek vetja dhe tek të tjerët përreth.

SHQIPËRIA 2030 NË BE

Kjo është sfida e sfidave jo për ne, por është sfida e sfidave për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë europiane të Shqipërisë edhe duke siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

ZGJEDHJET NË PARTINË SOCIALISTE

Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Se përballë ne kemi vetëm veten, sfidën që kemi për të realizuar misionin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!