VIDEO/ De Bruyne dhe talenti Foden, City dominues në pjesën e parë kundër Wolves

schedule22:02 - 21 Shtator, 2020

schedule 22:02 - 21 Shtator, 2020

Manchester City e ka mbyllur në avantazh 0-2 pjesën e parë kundër Wolverhampton, falë golave të Kevin De Bruyne dhe talentit Phil Foden. Mesfushori belg, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e fitoi vetë.

Edhe pse gardiani Rui Patricio i kuptoi krahun, gjuajtja e De Bruyne ishte perfekte, duke kaluar Cityn në avantazh. Pak minuta më vonë, Phil Foden dyfishoi avantazhin, falë një asisti perfekt të Raheem Sterling. City dominoi fraksionin e parë të lojës kundër “Ujqërve”./abcnews.al