VIDEO/ Daku nuk pyet as për kampionët, Prishtina “fluturon” me Muçën

schedule15:59 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 21 Tetor, 2020

As kampionët në fuqi nuk e mposhtin dot Ballkanin. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Dritën, në një ndeshje që u vendos nga i zakonshmi Mirlind Daku. Sulmuesi, i cili në Superiore nuk la gjurmë me Kukësin, është kthyer në një makineri golash.

Dritës ai i shënoi dy herë dhe pas 7 ndeshjes kaq shkuar në kuotën e 17 rrjetave të tundura. Mesatare për t’u pasur zili nga më të mëdhenjtë në botë dhe me këtë ecuri me siguri Daku do të bindë Osijekun ta rikthejë në Kroaci, pasi zotëron kartonin.

Gjilani, pa Mezanin në stol (mungonte për arsye familjare, referuar njoftimit të klubit dardan), barazoi për të katërtën herë në pesë ndeshjet e fundit. Edhe pse luanin në shtëpi, nënkampionët barazuan 0-0 me Trepça ’89, duke bërë që tani diferenca me kreun të rritet edhe më shumë.

PRISHTINA NË NGJITJE – Një përballje jo e lehtë sot për Prishtinën, që gjithsesi ia doli të triumfonte me rezultatin 1-2 kundër Feronikelit në transfertë. Kryeqytetasit ngjiten në vendin e dytë për momentin, me pesë pikë më pak se Ballkani kryesues.

Prishtina ia doli të shënonte me anë të Gentian Muçës pas 30 minutash lojë. Pjesën e para kryeqytetasit e mbyllën në epërsi, por Feronikeli reagoi me nisjen e fraksionit të dytë të lojës përmes Mendurim Hotit. Pesë minuta nga fundi u akordua penallti, që u kthye në gol nga Krasniqi dhe Prishtina mori pikët e plota. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës – Java 7

Ballkani-Drita 2-0
Shënues:
Daku 19’, Daku 75’
Feronikeli-Prishtina 1-2
Shënues:
Hoti 47 / Muça 30’, Krasniqi 84’ (pen.)
Gjilani-Trepça ’89 0-0