Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ballkani, NATO, Samiti…dhe Rama/ Analiza e agjensisë turke “Anadolu”: Shqipërise iu besua privilegj i merituar

schedule15:04 - 14 Korrik, 2026

schedule 15:04 - 14 Korrik, 2026

Samiti i NATO-s në Tiranë do të jetë testi i parë i madh i vizionit të ri të sigurisë së Aleancës së Atlantikut Verior.

Një artikullin e agjencisë shtetërore lajmeve të Turqisë, Anadolu Agjenci shkruan se Samiti i Tiranës vitin e ardhshëm nuk do të jetë vetëm i radhës, por një samit ku do të analizohet zbatimi i vendimeve të marrë këtë vit në Ankara, për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, forcimin e kapacitetit prodhues të industrisë së mbrojtjes, mbështetjen për Ukrainën dhe vizionin e ri të sigurisë së NATO-s.

Rritja e prodhimit të mbrojtjes, marrja e përgjegjësisë më të madhe të sigurisë nga Evropa, sistemet pa pilot dhe përdorimi ushtarak i inteligjencës artificiale, luftimi i kërcënimeve hibride, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe siguria e Ballkanit Perëndimor përmenden ndër pikat kryesore të rendit të ditës të samitit të ardhshëm.



Por nuk duket rastësi edhe përzgjedhja e Tiranës. Sipas Anadolu Agjenci, NATO po tregon rëndësinë që i kushton Ballkanit dhe krahut juglindor.

Arkitektura e sigurisë së Evropës po riformësohet pas luftës Ukrainë-Rusi, dhe Ballkani Perëndimor shihet si një nga rajonet prioritare.

Përzgjedhja e Shqiëprisë shihet si një hap simbolik që synon forcimin e angazhimit politik dhe ushtarak të aleancës në rajon.

Për NATO-n, Ballkani Perëndimor përbën jo vetëm një çështje sigurie rajonale, por edhe një nga shtyllat e rëndësishme të strategjisë së saj për të kufizuar ndikimin e Rusisë në Evropë.

Ndikimi politik dhe ekonomik i Moskës, i ushtruar veçanërisht përmes Serbisë, dhe aktivitetet e dezinformimit në rajon kanë qenë prej kohësh në axhendën e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Shqipëria rikonfirmohet si aleat i besueshëm duke forcuar pozicionin e saj në NATO. Në analizën e agjencisë turke, kryeministri Edi Rama rezulton me një profil diplomatic në rrutje, sidomos në politikën evropiane.

Si një nga figurat kryesore që çon zërin në BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

Theksohen po ashtu marrëdhëniet e ngushta të Ramës me liderët europianë dhe administratën amerikane, që e kanë bërë një nga aktorët kryesorë politikë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria kështu, shkon përtej të qenit vetëm një anëtare e vogël e NATO-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!