VIDEO/ Çfarë po ndodh? Putin nxjerr në fushën e betejës “Terminatorët”

schedule17:32 - 18 Maj, 2022

schedule 17:32 - 18 Maj, 2022

Vladimir Putin ka vendosur automjetet e tij “Terminator” në betejë në Ukrainë, ndërsa Kievi vazhdon të zhdukë tanket pushtuese ruse me ndihmën e tankeve britanike.

Video tregon mjetet e blinduara të cilat janë shumë të lavdëruara në Rusi. Ato janë krijuar për të mbështetur njësitë e këmbësorisë që luftojnë në zonat urbane, në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.

Vendosja e “Terminatator” vjen pasi Ukraina ka shkaktuar një dëm të madh në tanket kryesore të Putitnit.

Ukraina tha këtë javë se forcat e saj të armatosura kishin shkatërruar tanket ruse duke përdorur raketa Brimstone të prodhuara nga Britania për herë të parë.

Në përpjekje për të forcuar arsenalin e tyre, një togë me automjete ushtarake “Terminator” u vendosën dhe u përdorën për herë të parë në betejë në Donbas.

Ai është i pajisur me granatë-hedhës, sisteme antitank dhe armë të vogla, dhe u mbiquajt “Terminator” nga prodhuesit e tij Uralvagonzavod.

Është e paqartë pse gjeneralët e Putinit e kanë vonuar vendosjen e tij deri më tani, shkruan Daily Mail. 

“Terminator”

Ekuipazhi : 5 persona

Dimensionet dhe pesha 

Pesha: 47 ton

Gjatësia:  6.9 m

Gjerësia: 3.8 m

Lartësia:  3.4 m

Armatim

Arma kryesore: Dy topa të aftë për të gjuajtur municione dhe katër raketa hedhëse antitank

Mitralozë : Mitralozë 7.62 mm

Granatahedhës: 2 x 30 mm

Aftësitë mbrojtëse: Mbrojtje e  përbërë nga forca të blinduara

Lëvizshmëria

Gama: Mund të synojë tanket e armikut të vendosura deri në 5 km larg

Motori: V-92S2 motor dizel me 1000 kuaj fuqi

Prodhuesi: Uralvagonzavod /abcneës.al/