VIDEO/ Burreli thyen Besëlidhjen dhe kap kreun, Korabi ngec në shtëpi

schedule15:37 - 4 Mars, 2021

schedule 15:37 - 4 Mars, 2021

Një gol i mjaftoi Burrelit për të thyer 1-0 në shtëpi Besëlidhjen. Golin e fitores për ekipin matjan e realizoi lezhiani Sadush Danaj tetë minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt. Skuadra mike pati pretendime për një penallti të paakorduar, moment që solli edhe protestat e Besëlidhjes.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Burrelin në krye të grupit A të Kategorisë së Parë me 28 pikë, dy më shumë se Dinamo (ka luajtur një takim më pak). Sfida tjetër, Korabi-Partizani B u mbyll në barazim 1-1. Bërdufi kaloi “Demat” në avantazh në pjesën e parë, por Skuka barazoi 5 minuta më vonë.

 

Vendi i tretë dhe 21 pikë për ekipin dibran, ndërsa Partizani B renditet në vend të parafundit. Sot u zhvilluan edhe dy ndeshje të grupi A të Kategorisë së Dytë. Luzi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e luajtur në shtëpi kundër Bulqizës.

 

Renditja e grupit A të Kategorisë së Dytë

Taku kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, por Myrto gjeti rrjetën në minutat shtesë dhe evitoi disfatën e skuadrës mike. Luzi mbetet në vend të tretë me 22 pikë dhe diferenca me kreun ka shkuar 9 pikë. Vendi i gjashtë për Bulqizën.

Iliria mori tre pikë pas suksesit 1-3 jashtë fushe kundër Internacional Tirana. Dyglëshi i Xhymertit dhe rrjeta e Sulejmanit i dhuruan fitoren ekipit nga Fushë Kruja. Ndërkohë, Mirdita është tërhequr nga kampionati për arsye financiare. /abcnews.al

Kategoria e Parë, grupi A
Korabi-Partizani B 1-1
(Skuka (pen) 27′ / Bërdufi 22′)
Burreli-Besëlidhja 1-0
(Danaj 82′)

Kategoria e Dytë, grupi A
Internacional Tirana-Iliria 1-3
(Dodaj 54′ / Xhymerti 48′, 85′, Sulejmani 63′)
Luzi-Bulqiza 1-1
(Taku 36′ / Myrto 90+2′)