Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Brentford “ëndërron”, por Tottenham i merr barazimin

schedule15:30 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 15:30 - 26 Dhjetor, 2022

Brentford dhe Tottenham kanë hapur Premier League pas pushimit të Kupës së Botës.

Në minutën e 15-të, të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Janelt. Frika për Tottenham u ngjall në minutën e 43-të, ku Toney shënoi golin e dytë, por VAR e anuloi për pozicion të parregullt.

Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Brentford, ku në minutën e 54-të ishte Toney i cili dyfishoi shifrat dhe këtë herë nuk mund ta ndalte VAR-i. Ndeshja fillioi të kishte tensione, ku nuk munguan as kartonat e verdhë.



Shpresa për ekipin e Conte ngjallet në minutën e 65-të, ku Lenglet asiston për Kane dhe shënon golin e ngushticës. Tottenham nuk dorëzohet, pasi në minutën e 71-të ishte Hojbjerg i cili barazon shifrat në 2-2.

Me këtë rezultat, Tottenham ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Brentford në vendin e nëntë me 20 pikë./ h.ll/abcnews.al

71′ 2 – 2 Pierre-Emile Højbjerg Assist: D. Kulusevski

65′ 2 – 1 Harry Kane Assist: C. Lenglet

54′ 2 – 0 Ivan Toney Assist: C. Nørgaard

15′ 1 – 0 Vitaly Janelt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!