VIDEO/ Boston Celtics tregon muskujt, rihap serinë e finale me Miami Heat

schedule08:39 - 26 Shtator, 2020

schedule 08:39 - 26 Shtator, 2020

Boston Celtics rihap serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes, pasi ka mposhtur 121-108 Miami Heat dhe tani rezultati i përgjithshëm me lojë është 2-3. Miami e nisi mirë ndeshjen, duke e mbyllur periodën e parë 18-26.

Celtics në periodën e dytë shënuan vetëm një pikë më shumë se kundërshtari, që e mbylli pjesën e parë të ndeshjes me 7 pikë diferencë. Perioda e tretë ishte vendimtare, me Boston Celtics që realizuan 16 pikë më shumë dhe e përmbysën rezultatin. Edhe në periodën e katërt ata ishin më lart dhe iu gëzuan më pas fitores.

Një triumf i arritur falë paraqitjes së mirë në grup, por spikatën Jayson Tatum (31 pikë, 6 asiste, 10 topa në tabelë) dhe Jaylen Brown (28 pikë, 2 asiste, 8 topa në tabelë). Nga ana tjetër, Miami u mundua të kundërpërgjigjej po në grup.

Goran Dragic, autor i 23 pikëve, Duncan Robinson i 20 pikëve, Jimmy Butler me 17 pikë, 8 asiste e 8 topa të kapur në tabelë, Jae Crowder me 14 pikë dhe Bam Addbayo që regjistroi 13 pikë, 8 asiste e 8 topa të kapur në tabelë, nuk mjaftuan për Miami Heat. /abcnews.al