Gjithçka ka shkuar “ters” për “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, teksa në “Vonovia Ruhrstadion” janë ndalur në barazimin 1 me 1 nga “diletantët” e Bochum, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Golat e sfidës erdhën të dy në pjesën e parë, ku fillimisht avantazhin e gjetën vendasit me anë të Anthony Losilla, që në minutën e 5’-të e vetëm 2 minuta më pas, anësori i talentuar i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi vendosi baraspeshën 1 me 1, që doli të ishte dhe rezultati final i sfidës.
Pas këtij barazimi, Borussia Dortmund mbetet sërish në vendin e parë në Bundesliga, kësaj here vetëm 2 pikë më shumë se Bayern Munich, me “bavarezët” që ditën e nesërme do të presin në “Allianz Arena”, kryeqytetasit e Hertha Berlin. Ndërkaq, në krahun tjetër Bochum mbetet sërish në zonën pranë rënies nga kategoria, ku në 30 ndeshje ka siguruar vetëm 28 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Anthony Losilla, 1-0:
Goli i Karim Adeyemi, 1-1: