VIDEO/ Bora dhe Donaldi shfaqen në të njëjtin event në Kosovë

schedule21:11 - 16 Maj, 2022

schedule 21:11 - 16 Maj, 2022

Bora Zemani njoftoi në Instagram se do të merrte pjesë sonte në sfilatën e Valdrin Sahitit në Kosovë. Ajo publikoi një video gjatë rrugës për në Kosovë duke i bërë tag dhe stilistit të njohur. Por krahas shumë personazheve të tjerë, në event është dhe Donald Veshaj.

Siç është bënë re nga videot që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, të ftuar janë dhe vëllezërit Veshaj. Mund të jetë një rastësi por fakti që të dy marrin pjesë në të njëjtin eveniment shton më shumë spekulimet që ata janë rikthyer së bashku.

Kujtojmë që kryefjala.com raportoi pak ditë më parë se dyshja janë rikthyer së bashku pas dramës në Big Brother VIP. Në artikull thuhej se ata janë parë së bashku në një makinë, teksa po udhëtonin drejt Kosovës. Ende nuk ka një reagim nga dyshja.

 

Por përmendim faktin se Bora, kur reagoi publikisht disa javë më parë rreth spekulimeve se është rikthyer me aktorin e humorit, tha “për momentin nuk ka asgjë”. Kjo deklaratë u “lexua” se moderatorja se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit me aktorin e humorit./abcnews.al