VIDEO | Barcelona ngec në transfertë, Real Sociedad “asist” Realit

schedule17:53 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 17:53 - 14 Dhjetor, 2019

Barcelona frenohet pas katër fitoreve radhazi në kampionat. Ekipi katalanas nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë kundër Real Sociead dhe mund të humbasë vendin e parë në renditje, nëse Real Madrid fiton nesër.

Renditja e kampionatit spanjoll

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 12-të. Kapiteni Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe mposhti Ter Stegen. Miqtë reaguan dhe gjetën golin e barazimit me anë të Griezmann, i cili shënoi një gol shumë të bukur pas pasimit të Suarez.

Barcelona shënoi sërish në fillimin e pjesës së dytë. Aksion i bukur i katalanasve dhe Messi tregohet altruist duke pasuar për Suarez, i cili shënon me portën bosh. Sociedad reagoi dhe barazoi ndeshjen. Suedezi Isak gjeti golin në minutën e 62-të dhe e gjithë ndeshja u mbyll barazim. /abcnews.al

Real Sociedad – Barcelona 2-2
(Oyarzabal (pen) 12′, Isak 62′ Griezmann 38′, Suarez 49′)