Video/ Autobusi me nxënës përplaset me një makinë në Librazhd, vetëm dëme materiale

schedule15:50 - 4 Shkurt, 2023

schedule 15:50 - 4 Shkurt, 2023

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh.

Sic shihet edhe pamjet e siguruara nga ABC News, një autobus me pasagjerë është përplasur me një makinë tip benz.

Mësohet se në autobus udhëtonin nxënës nga Librazhdi e Prrenjasi, që do shkonin në ekskursion për Gjirokastër.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, sakaq dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë lagështia në rrugë./abcnews.al