VIDEO/ Atletico Madrid kthehet te fitorja, Luis Suarez është “shpëtimtari”

schedule21:31 - 21 Shtator, 2021

schedule 21:31 - 21 Shtator, 2021

Atletico Madrid u kthye sonte te fitorja pas dy barazimesh në LaLiga dhe Champions League. Djemtë e Simeone triumfuan në transfertë ndaj Getafes me shifrat 1-2.

Vendasit shënuan të parët me Stefan Mitrovic në minutën e fundit të pjesës së parë. Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt fundit të lumtur Carkes Alena u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli në të 74-ën. Atletico Madrid fitoi ndjeshëm terren pas këtij episodi dhe ishte Luis Suarez, që bëri heroin.

Uruguaiani shënoi në minutën e 78 e më pas në të fundit të kohës së rregullt dhe certifikoi tre pikët për Los Colchoneros, që shkojnë 14 pikë pas 6 betejash. /abcnews.al