VIDEO/ Asist i Januzajt, Real Sociedad nuk e lëshon kreun në La Liga

schedule18:09 - 22 Nëntor, 2020

schedule 18:09 - 22 Nëntor, 2020

Real Sociedad siguroi fitoren e radhës në La Liga dhe kryeson i vetëm me 23 pikë. Skuadra baske ia doli të fitonte 0-1 në fushën e Cadiz, duke konfirmuar formën fantastike që po kalon në kampionatin spanjoll.

Goli i fitores për miqtë, u realizua nga Alexander Isak në mesin e pjesës së dytë. 21-vjeçari suedez shfrytëzoi një kros të Adnan Januzajt nga krahu i djathtë dhe mposhti me kokë portierin vendas, duke gjetur golin e dytë në La Liga këtë sezon.

Trepikësh i rëndësishëm për Sociedad, që ka rikthyer në tre pikë diferencën me Atletico Madrid e vendit të dytë, teksa duhet theksuar se djemtë e Diego Simeones kanë luajtur dy ndeshje më pak. /abcnews.al