VIDEO | Alaba shënon për Austrinë, edhe Polonia në avantazh!

schedule20:51 - 16 Nëntor, 2019

schedule 20:51 - 16 Nëntor, 2019

Vetëm shtatë minuta lojë i janë dashur Austrisë që të kalojë në avantazh në takimin kundër Maqedonisë së Veriut. Ishte mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, ai që gjeti rrjetën, pas një pasiguria në mbrojtje mike.

Alaba merr një top në thellësi dhe arrin të driblojë portierin, për të shënuar më pas me të djathtën. Këto tri pikë konsiderohen të arta për Austrinë, pasi do t’i siguronin kualifikimin për në Euro 2020.

Edhe në takimin tjetër mes Izraelit dhe Polonisë, goli ka ardhur shumë shpejt. Gregory Kryschoëiak kaloi në avantazh polakët, në minutën e katërt të sfidës. Pas një rrëmuje në zonë, mesfushori difensiv përfiton në shtyllën e dytë dhe shënon nga një distancë e afërt./abcnews.al