Një 30-vjeçar, Paulin Zefi ka mbetur viktimë dhe dy persona plagosur si pasojë e aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.
Si shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, makina është shkatërruar, thuajse plotësisht.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksident.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin, 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja, 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/