Vettingu për Besnik Muçin, prokurori para KPK-së

schedule15:18 - 30 Korrik, 2018

schedule 15:18 - 30 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancë dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Prokurori ishte i pranishëm vetë në sallë, pa praninë e një avokati. Besnik Muçi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa trupa e KPK përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Nga hetimi i thelluar ka rezultuar, se Muçi ka një tokë truall me 336 m2 në Cërravë Pogradec, një apartament në Tirane me 57 m2, të blerë 1.9 milionë lekë të blerë me kursime si edhe puna ne emigracion.

Për pasuritë e prokurorit, KPK ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e vënies së tyre dhe pasaktësi në deklarim./abcnews.al