Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo është gjyqtari i parë në listën e 63 subjekteve që do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Lulo nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur nga Komisioni i pavarur i kualifikimit, por është përfaqësuar nga avokati i tij Ardian Visha.
Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive. Në raportin e ILDKPI flitet për një shumë 480 mijë dollarësh në Kanada një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë. Avokati Visha e ka kundërshtuar me pretendimin se akti i ILDKPI-së është i cunguar.Sipas tij, Fatos Lulo ka deklaruar pasurinë për 14 vite dhe asnjëherë nuk janë konstatuar problematika. Trupi Gjykues vendosi që të ta japë vendimin më 23 mars 2018 ora 11:00.
Pas përfundimit të seancës avokati Ardian Visha dha të tjera sqarime për mediat./abcnews.al

