Vettingu, Arta Marku takim me Vlahutin

schedule16:59 - 10 Janar, 2018

schedule 16:59 - 10 Janar, 2018

Pasditen e së mërkurës Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, priti në një takim kortezie ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Takimi i zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme zgjati 40 minuta dhe ishte i pari mes mes kryeprokurores së përkohshme dhe kryediplomates së BE në vend.
Burime pranë organit qëndror të Akuzës sqaruan se temë e diskutimit mes tyre ishte Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vettingut./abcnews.al