Vetingu, shkarkohet nga detyra Ramadan Troci dhe Alma Liçaj

schedule18:37 - 15 Nëntor, 2018

schedule 18:37 - 15 Nëntor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci. Hetimi i thelluar i KPK zbuloi probleme në pasurinë dhe aftësitë profesionale të tij. Problemet me pasurinë ndëshkuan me shkarkim edhe kryetaren e Apelit Vlorë, Alma Liçaj.

Problemet me pasurinë dhe aftësitë profesionale i kanë kushtuar përjashtimin nga detyrë prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci. Troci u vetua me përparësi për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisës. Në seancën dëgjimore Komisioni relatoi mospërputhje të deklarimeve të Trocit për një ndërtesë 32 metër2 në zonën e Paskuqanit, dyshime për qëndrimin e tij me qira në banesën e një mikut të tij, u vetëm për mobilim ishin shpenzuar 30 mijë euro dhe probleme për blerjen e një automjeti nga vëllai.

Hetimi i thelluar i Komisionit ka gjetur probleme jo vetëm tek pasuria, por edhe puna e tij si prokuror. Sipas KPK, për të paktën tetë raste të aksidenteve me vdekje apo të plagosur të ndodhura në vitet 2006-2011 në minierën e Bulqizës, Troci kishte kryer hetime të cekëta dhe jo efektive, duke mos filluar procedime penale si dhe duke ua lënë fajin viktimave. Ramadan Troci ka firmosur arrestimin e ish-guvernatori të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish-kreut të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Akuzat e ngritura bindën gjykatë, e cila dha pafajësi për të dy. Pas shkarkimit, Troci nuk pranoi të japë komentë, ndrësa avokati i tij paralajmëroi kundështimin e vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

“Do të vazhdojmë procedurat tona ligjore dhe të ankimohemi dhe kemi shpresë që në apel do të fitojmë.”

Në një seancë të mëvonshëm, KPK i dha një karton të kuq edhe kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë. Rivlerësimi për Liçajn u bazua vetëm në kriterin e pasurisë. Komisioni konstatoi një sërë problematikash për justifikimin e sigurimit të disa apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë, apo pasurive të patundshme fituar me kontrata dhurimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!