Nuk duhej të kishte përfunduar kështu.
Medon Berisha I kishte humbur gjithsesi ndeshjet e Shqipërisë në plej ofin e Kupës së Botës, por tashmë humbi edhe sezonin në Itali.
Klubi I tij, Leçe, njofton se mesfushori kuqezi pësoi dëmtim gjatë stërvitjes së diferencuar, dhe pas analizave mjekësore doli se ka dëmtim muskulor në këmbë.
Kjo kërkon operacion dhe 22-vjeçari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes këtë të enjte, pikërisht kur Shqipëria të luajë në Varshavë ndaj Polonisë.
Berisha ishte I dëmtuar që më parë, dhe për herë të fundit doli në fushë në 12 dhjetor të vitit të kaluar, në ndeshjen e Serisë A, Leçe-Piza, fituar 1-0 nga puljezët.
Më pas humbi 15 ndeshje të kampionatit Italian, ndonëse u mendua se mund të kthehej që në janar.
Tashmë, ai do t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm në korrik.
Një mëkat I vërtetë sepse Medon Berisha ishte vërtet në formë shumë të mirë në 2025-2026.
Në 13 sfida të Serisë A që luajti, shënoi dy gola dhe shërbeu 3 asistë, e madje u shpall tri herë lojtari më I mirë I ndeshjes.
Mungesa e tij do të jetë e rëndësishme ndaj Polonisë, dhe në finalen e mundshme të plej ofit të Botërorit në 31 mars ndaj Suedisë ose Ukrainës.


