Vettingu në polici do të kryhet në tre faza, në varësi të gradave, shpegoi zv. Ministri Brendshëm Julian Hodaj. Sipas tij, me Gradat e larta janë 300 punonjës, gradat e mesme janë rreth 3 mijë punonjës dhe punonjës të nivelit zbatues janë rreth 9 mijë.
Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë një deklarate për mediat parashikoi se procesi i vlerësimit kalimtar të të gjithë punonjësve dhe drejtuesve në Polici do të mbyllet brenda 24 muajve.
“Është parashikuar që procesi duhet të përfundojë, të paktën vlerësimi kalimtar, sepse vlerësimi periodik është pjesa tjetër, vlerësimi kalimtar është parashikuar të përfundojë brenda 24 muajsh nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, për të gjithë punonjësit e policisë, jo vetëm për drejtuesit. Nëse e keni parasysh, procesi është i strukturuar në tre faza, në varësi të gradave. Gradat e larta janë 300 punonjës, gradat e mesme janë rreth 3 mijë punonjës dhe punonjës të nivelit zbatues janë rreth 9 mijë. Ne mendojmë që i gjithë procesi do të mbyllet në harkun kohor të 24 muajve”, tha ai.
Pas votimit ne parlament te ligjit te vetingut ne polici, ku LSI bashkoi votat me PS-në, pasi u përfshinë 19 amendamentet e saj, zv. ministri i Brendshëm, Juljan Hodaj tha se propozimet e LSI nuk prekin thelbin.
“Grupi parlamentar i LSI paraqiti rreth 19 ndryshime, ku shumica më e madhe janë të natyrës së teknikës legjislative, pra nuk janë ndryshime që prekin thelbin. Nëse do të veçoja dy ndryshime ose dy propozime të cilat u morën parasysh dhe u dakordësuan, njëra ka lidhje me përbërjen e Bordit Përzgjedhës, që është ai Bord që përzgjedh 15 anëtarët e Komisionit të Jashtëm, ku u pranua propozimi i tyre për të përfshirë në bord Avokatin e Popullit dhe SHISH”.
Hodaj shpjegoi edhe sa kohë do t’i duhet një punonjës policie për të aplikuar per Veting prane pranë institucionit të vlerësimit.
“Nga hyrja në fuqi çdo punonjës i policisë ka një afat kohor prej 30 ditësh për të dorëzuar deklaratat individuale. Janë 3 formularë, për figurën, për pasurinë dhe për profesionalizmin dhe brenda këtij 30 ditësh është parashikuar të ngrihen edhe organet përkatëse që është Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariati Teknik përkatës”.
Ligji per vetingun ne polici parashikon që në rast se dikush do të dorëhiqet e ka mundësinë ta bëjë brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit.
/abcnews.al