Për të gjithë është një suprizë e bukur, pasi asnjë prej tyre nuk ka garuar më parë në rrugët e Shqipërisë. Por këtë fakt e presin me sportivitet, ndërsa favoritët e “Giro D’Italia” që do të nisë me tre etapat e para nga Shqipëria nuk i kanë fshehur ambicjet e tyre.
Egan Bernal, Primozh Rogliç dhe Huan Ajuso dolën përpara mediave në konferencën zyrtare përpara etapës së parë që do të nisë mesditën e së premtes në Durrës.
“Unë jetoj me këtë ëndërr. Stërvitem çdo ditë për këtë dhe është shpresa ime e madhe që të fitoj këtë edicion të Xhiros së Italisë. Jemi përgatitur shumë dhe mendoj se ka shumë konkurrencë. Do të provojmë bashkë me skuadrën për të fituar”
“Është një suprizë për të gjithë. Por kemi një skuadër shumë të fortë. Pres një garë shumë të fortë, por mendoj se nuk do të qëndrojmë gjithmonë në sulm. Etapat e para janë shumë të rëndësishme. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, por jemi këtu për ta provuar”.
“Ky është turi im i katërt i madh. Jemi përgatitur shumë gjatë muajve të fundit. Optimizmi dhe shpresat janë të mëdha. Do të provojmë maksimumin për të arritur te fitorja”.
Etapa e parë e edicionit të 108 të Xhiros së Italisë, do të nisë nga Durrësi për t’u mbyllur në Tiranë pas 164 kilometrash. Etapa e dytë do të zhvillohet të shtunën e 10 majit. Ajo është gara e parë e kronimoetrit dhe do të zhvillohet e gjitha në rrugët e kryeqytetit.
Etapa e tretë prej 160 kilometrash do të nisë nga Vlora dhe do të kalojë në të gjithë rivierën shqiptare, për t;u mbyllur sërish në qytetin bregdetar. Pas Shqipërisë, “Xhiro” do të transferohet në Itali ku do të zhvillohen edhe 18 etapat e tjera, që do të përshkojnë mijëra kilometra deri në vijën e finishit në Romë më 1 qershor./abcnews.al