Shqipëria do të ulet të enjten në tryezën e pestë ndeqeveritare me Bashkimin Europian. Në Bruksel do të celen negociatat për një tjetër grupkapitull, Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.
Ky grupim përfshin tetë fusha me në krye, politikat ekonomike, monetare, industriale, sociale, tatimet, punesimin, bashkimin doganor si dhe arsimin dhe kulturen. Ky grupkapitull cilësohet tejet i rëndësishëm edhe përshkak të impaktit që do të ketë për qytetarët shqiptare.
Kjo do të thotë shërbime publike me të thjeshta dhe transparente si dhe mbrotje më të fortë për punëtoret dhe vende pune më të sigurta. Po ashtu, bizneset shqiptare do të kënë mundësi të rriten dhe të jenë konkurues në tregjet europiane. Ndërsa të rinjtë shqiptare do të kenë më shumë akses në arsim, bursa, kërkim shkencor apo edhe programet e trajnimit të Bashkimit Europian.
Pergjatë këtyre tetë muajve, Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Europian për 27 fusha. Fillimisht, u cel grupkapitulli i Themelorëve, që përfshin sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.
Me pas u hapen negociatat për Grupkapitullin e “Marredhenieve me Jashte” si dhe “Tregut te Brendshem”. Ambicia e qeverisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt e integrimit, në mënyre që brenda 2030, të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. Ky objektiv u konfirmua edhe nga liderët dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, të cilët nga Tirana, rikonfirmuan mbështetjen për prespektiven europiane të Shqipërisë./abcnews.al