Vetëvendosje propozon Albin Kurtin për Kryeministër, vendimi i dorëzohet Thaçit

schedule09:21 - 20 Janar, 2020

schedule 09:21 - 20 Janar, 2020

Lëvizja Vetëvendosje, këtë të hënë përmes një letre dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi,  ka propozuar kryetarin e saj Albin Kurti për mandatar të Qeverisë.

Nominimi i Kurtit si kryeministër vjen edhe pse akoma negociatat për koalicion mes VV. Dhe LDK-së kanë ngecur.

Të dy palët, aktualisht janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, ndërkohë që takime të reja ndërmjet tyre nuk janë paralajmëruar./abcnews.al