Vetëvendosje dhe LDK optimiste për bisedimet, Konjufca: Brenda dy javësh arrihet marrëveshja

schedule19:24 - 4 Nëntor, 2019

schedule 19:24 - 4 Nëntor, 2019

Brenda dy javësh pritet të arrihet marrëveshja për koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në takimin e sotëm nuk është biseduar për përplasjet në fundjavë të këtyre dy partive, por vetëm për arsimin dhe shëndetësinë.

Një status në Facebook i nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri në fundjavë që posti i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së ka rezultuar me reagime të shumta në rrjete sociale nga anëtarë të Vetëvendosjes, madje edhe vetë nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu.

Por që të dy sot ishin pjesë e takimit në kuadër të grupeve punuese që kanë këto dy parti për një bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të  6 tetorit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca pas takimit thuri lavde për Hazirin madje tha se nuk kanë diskutuar fare për këtë çështje por vetëm për temat e caktuara arsimin dhe shëndetësinë.

Ai pret që brenda dy javësh këto takime  do të rezultojnë më një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në takimin e radhës do të diskutohet për çështje sociale ndërsa për dialogun dhe tema të tjera madhore do të diskutohet në nivel liderësh të partive. /abcnews.al