Vetëm Neymar më lart, statistikat e Richarlison janë fantastike!

schedule13:17 - 2 Korrik, 2020

schedule 13:17 - 2 Korrik, 2020

Ylli i Everton, Richarlison, ishte në qendër të vëmendjes kur u transferua nga Watford dy vite më parë, pasi shuma e paguar për të, më shumë se 40 milion euro, konsiderohej e tepruar!

Por, sulmuesi brazilian, iu ka treguar të gjithëve se kanë qenë gabim, pasi në dy vite ka qenë lojtari më i mirë i bluve nga Liverpuli.

Në këto dy vite me fanellën e Everton, Richarlison ka shënuar 24 gola në kampionat dhe vetëm Neymar, është braziliani që ka shënuar më shumë në 5 kampionatet kryesore të Europës./abcnews.al