Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vështrim mbi persekutimin bektashian / Konferencë shkencore për 200-vjetorin e përndjekjes së bektashinjve nga Sulltan Mahmudi II

schedule23:46 - 10 Korrik, 2026

schedule 23:46 - 10 Korrik, 2026

Në Selinë e Shenjtë të Bektashinjve u zhvillua konferenca shkencore me temë “Vështrim mbi përsekutimin bektashian në shekuj dhe mbijetesa”, organizuar me rastin e 200-vjetorit të përndjekjes së urdhrit bektashian nga Sulltan Mahmudi II, në vitin 1826.

Studiues, akademikë dhe përfaqësues të komunitetit u mblodhën për të sjellë në vëmendje një nga periudhat më të vështira të historisë së bektashinjve ndër shekuj.

Në këtë aktivitet u kujtua gjithashtu 46-vjetori i kalimit në amshim i Kryegjyshit Botëror Dede Ahmet Myftarit, një figurë e rëndësishme në historinë bashkëkohore të bektashizmit.



Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shkëlqesia e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, u ndal te mesazhi i qëndresës dhe i kujtesës historike:

“Ne nuk qëndrojmë vetëm si dëshmitarë të së kaluarës, por si bartës të një amaneti që kërkon vazhdimësi në të tashmen dhe përgjegjësi në të ardhmen. E kaluara nuk është e mbyllur. Ajo jeton në mënyrën se si ne e kuptojmë të tashmen. Dhe e tashmja merr kuptim vetëm kur lidhet me kujtesën dhe me ndërgjegjen historike të brezave. Sot përulemi me respekt të thellë para martirëve të vitit 1826, të cilët në një kohë të trazuar historike u përballën me përpjekjen për të shuar një traditë shpirtërore që kishte rrënjë në dashurinë për Zotin dhe për njeriun. Po ashtu përulemi me nderim paraDede Ahmet Myftarit, i cili në një epokë tjetër historike, në rrethana të ndryshme ideologjike, mbajti gjallë të njëjtin amanet, duke dëshmuar se besimi nuk varet nga institucionet, por nga qëndrueshmëria e shpirtit njerëzor.”

Përmes referimeve shkencore u trajtuan tema mbi konfliktet e hershme të bektashizmit në Perandorinë Osmane, përballjen e bektashinjve shqiptarë me dhunën politike dhe mbylljen e Qendrës Botërore Bektashiane në vitin 1925.

Aktiviteti solli një mesazh të qartë: kujtesa historike dhe trashëgimia shpirtërore mbeten një forcë që vazhdon të jetojë ndër breza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!