Veseli: Shqetësohem për familjen në Zvicër, ja pse u largova nga Empoli

schedule17:47 - 27 Mars, 2020

schedule 17:47 - 27 Mars, 2020

Mbrojtësi i Shqipërisë, Frederik Veseli, ka folur për emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku shpjegoi pse u largua nga Empoli, si dhe tregoi si po i kalon ditët e izolimit.

“Për momentin, jam në Nice të Francës. Po ha kroasant çdo mëngjes (qesh). Për momentin, të gjithë jemi mirë. Familjen e kam në Zvicër, mërzitem shumë për ata, pasi në Zvicër nuk ka shtet-rrethim dhe njerëzit kanë rrezik për t’u infektuar. Këtu në Francë, jemi në karantinë totale, kemi mundësi për të shkuar vetëm në farmaci ose supermarket.

“Më vjen shumë keq për gjërat që kanë ndodhur në Zagreb, kjo po bëhet një krizë ekonomike. Ne kemi biseduar me klubet, na kanë thënë që do të na ulen rrogat, nuk e di se sa. Por e rëndësishme është të mos kemi dëmtime në shëndet. Ne lojtarët e ekipit të parë, nuk na vret shumë, por ata që paguhen më pak, më vjen shumë keq për ta.

Mungesa në Instagram? Kam pasur Instagram më herët, por i hoqa së bashku me Facebook, pasi nuk jam shumë aktiv në rrjetet sociale. Gjithsesi, unë e hapa Instagramin sërish dhe iu bëj ftesë të më bëni “Follow” (qesh). Unë jam single dhe nuk e përdor Instagramin për atë arsye. Unë më i bukuri në kombëtare? Jooo (qesh). Bëni një sondazh, nuk e di.

Qëllimi im ishte të qëndroja tek Empoli, nuk doja të largohesha, por ndodhën disa probleme me drejtorët e klubit. Unë kam kërkuar të largohem, sepse më thanë që nuk do të luaj më. U befasova, pasi ai lajm më erdhi me datë 16 janar, shumë vonë në merkato. Më ka ardhur një ofertë nga Kina, por nuk doja të largohesha nga Europa. Zgjodha Le Mans, ka një projekt shumë të mirë dhe zgjodha të largohesha nga Empoli për të luajtur. Plus, doja të provoja një kampionat tjetër, një shtet tjetër. Gjëja pozitive për mua është se di të flas frëngjisht”, tha Veseli./abcnews.al