Në oërn 14:00, kampionati shqiptar i futbollit, Kategoria Superiore do të nisë javën e 11 të këtij edicioni, me sfidën e parë që pritet të jetë një përballje tejet e luftuar, mes “rrogozhinasve” të Egnatia dhe “verilindorëve” të Kukësit.
Skuadra e Edlir Tetovës kërkon rikthimin te fitorja pas atij barazimi dramatik me Skënderbeun javën e kaluar. Nga ana tjetër, të besuarit e Nicës kërkojnë që të ruajnë vazhdimësinë dhe të futen në zonën e “Final 4”.
Formacionet zyrtare:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Mëllugja, Aleksi, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Dwamena.
Trajner: Edlir Tetova
KUKËSI: Tafas, Duka, Zhongo, Lala, Murati, Fejzaj, Domi, Mota, Salami, Rivas, La Torre.
Trajner: Stavri Nica /i.m /abcnews.al