Vendosi rekord të ri në Maratonën e Tiranës/ Flet Luiza Gega: Ngjarje e veçantë, pasi ndodhi në vendin tim

schedule15:52 - 21 Tetor, 2024

schedule 15:52 - 21 Tetor, 2024

Luiza Gega mbërriti e para në vijën e finishit, duke fituar maratonën e Tiranës. Atletja shqiptare përfundoi garën për 2 orë e 34 minuta e 7 sekonda. Sakaq, vendosi një rekord të ri, pasi doli e para mes rreth 5 mijë garues nga Shqipëria dhe 50 vende të botës.

Lidhur me këtë eksperiencë, ajo ka folur në “News Hours” me gazetaren Habi Hoxha, duke e konsideruar ndryshe nga garat e tjera, pasi zhvillohet në vendin e saj.

Luiza ka theksuar se ishte shumë sfiduese dhe në njëjtën kohë shumë e bukur, pasi mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit, mjafton të kesh një pal atlete.

“Është hera e parë që unë fitoj në një maratonë të plotë. Është diçka shumë sfiduese dhe morën pjesë shumë njerëz, me të cilët unë arrita të fitoja.

Në fund të ditës dhe sportistët janë njerëz dhe gjendja shëndetësore dhe lëkundet. Në fillim të vitit, në prill, unë kalova një Covid, kështu më doli nga analizat. Pastaj ishin Lojërat Olimpike para dhe kjo më pengoi, kur t’i stërvitesh.

Maratona është një garë që unë nuk është se kam garën time kryesore. Po është një garë shumë e bukur, pasi përfshin të gjithë njerëzit, mjafton të kesh një palë atlete. Ajo që e bën të veçantë është që ky aktivitet bëhet në vendin tim.

Komuniteti i sportit çdo vit vjen e rritet dhe këtë tregoi dhe kjo maratonë. Dhe jam e bindur që dhe ata që e nisin një herë nuk do të shkëputen më”, u shpreh atletja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!