Nuk dihet se përse e vendosën kaq vonë.
Shkodra, qyteti i traditave të mëdha kulturore e sportive, nisi këtë fundjavë një kapitull të ri në historinë e saj modern, atë të maratonës së parë.
Edhe pse jo 41 kilometra e 950 metra, sa është distanca klasike e kësaj gare të lashtë, sërish fillimi duhet të quhet i mirë, edhe pse një zgjim i vonshëm.
E ndarë në tre kategori, nga më të vegjlit deri tek të rriturit, “Maratona e Shkodrës” pati mbi 300 pjesëmarrës, shifër që pritet të rritet vit pas viti.
Ish-kampionia e Europës, atletja më e mirë shqiptare e të gjitha kohëve, Luiza Gega, ishte tepër e kënaqur me këtë ngjarje në qytet.
Për femra fitoi Ledia Dauti, që është në lidhje gjaku me Luizën e që shpresohet të jetë kampione e madhe në të ardhmen.
Për gëzimin e qytetit të tij, për meshkuj minimaratonën e fitoi atleti shkodran, Bledar Mesi, edhe pse prej kohësh jeton në Tiranë.
Zhvillimi i minimaratonës këtë vit përkon edhe me zgjedhjen e Shkodrës si njëri nga qytetet europianë të sportit./abcnews.al

