Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendimi i takon gjykatës”, Rama në Vlorë: Procesi i shtetit nuk mund të bllokohet nga çështjet e caktuara të pronësisë

schedule18:31 - 5 Qershor, 2026

schedule 18:31 - 5 Qershor, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e Zvërnecit, u ndal te problematikat e pronësisë, duke theksuar se qeveria nuk ka kompetencë të ndërhyjë në vendimet që lidhen me titujt e pronësisë dhe se zgjidhja e këtyre çështjeve i takon vetëm gjykatave.

Rama deklaroi se marrëdhëniet juridike dhe ato të pronësisë bazohen mbi dokumentacionin ligjor dhe se çdo pretendim për ndryshimin e një titulli pronësie duhet të mbështetet në një vendim gjykate të formës së prerë.

Ai pranoi se problematika e pronave në Shqipëri është e trashëguar prej dekadash, duke e cilësuar situatën si një “çorbë të madhe” të krijuar sidomos pas viteve ’90.



Sipas Ramës, veprimtaria e shtetit dhe projektet e zhvillimit nuk mund të bllokohen deri në zgjidhjen e çdo konflikti pronësie.

Ai theksoi se identifikimi i përgjegjësive për shkeljet e mundshme është detyrë e prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në regjistrat kadastralë.

“Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhënien e pronësisë bazohen mbi letra. Unë nuk kam fuqi të ndryshoj atë të 2006, por këtë fuqi e ka vetëm gjykata dhe për sa kohë nuk ke një vendim gjykate të formës së prerë që gjithë ky tregimi reflektohet në një titull pronësie që e ka vulosur gjykata, për aq kohë pronari është ai tjetri që e ka me hipotekë. Shumë shqiptarë e kanë këtë hall. Është bërë çorbë shumë e madhe me pronën në 1990 sidomos dhe më pas, dhe këtë e dimë të tërë.

Tani nuk mund dot gjithsesi që të bllokohet veprimtaria e shtetit dërsi të gjendet e vërteta për çdo pronë. Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë. Nuk kemi mundësi ne të fshijmë prona në kadastër dhe të vëmë prona. Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon aty ku fillon fuqia e gjykatës.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!