Vendimi i Leo Messit dhe merkato e Cityt, Guardiola thyen heshtjen

schedule17:43 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:43 - 18 Shtator, 2020

Leo Messi ishte shumë afër kalimit te Manchester City, por në fund vendosi të qëndronte te Barcelona. Pep Guardiola nuk pranon të flasë shumë në lidhje me një temë të tillë, teksa ndalet edhe te merkato e klubit anglez në prononcimin e fundit.

Nuk kam çfarë them në lidhje me vendimin e Messit për të qëndruar te Barcelona. Leo shpjegoi gjithçka në prononcimin e tij dhe nuk kam çfarë shtoj. Ai është një lojtar i Barçës, një klub që unë e dashuroj, kështu që nuk kam çfarë të them.

A mund të vijë te City në fund të sezonit të ardhshëm si lojtar me parametra zero? Nuk e di, nuk ia kam idenë, është një vendim që i përket Leos. Nuk mund të flas në lidhje me qëllimet e njerëzve të tjerë.

LEXO EDHE: Vendimi final, flet Lionel Messi: Do të qëndroj te Barcelona!

Merkato? Jam i kënaqur me lojtarët që kam pasur prej ditës time të parë në këtë ekip. E di që klubi përpiqet të bëjë gjithmonë më të mirën, për mua dhe për të gjithë ne. Do të jem shumë i lumtur edhe nëse qëndrojmë me këtë kontingjent që kemi.

Nuk jam ankuar kurrë më parë në lidhje me merkaton, nuk e bëj një gjë të tillë as në të ardhmen. Jam një person me fat që drejtoj Manchester City dhe punoj më këta futbollistë“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!