Edhe këtë fundjavë shqiptarët pas orës 13 do ti nënshtrohen izolimit. Ata po shfrytëzojnë orët e para të mëngjesit të sotëm për të bërë pazar.
Shkodra është një nga qytetet më të prekur nga koronavirus pas Tiranë.
Për situatën në tregje këtë mëngjes gazetari Simon Shkreli ka raportuar për ABC News se në këtë qytet është parë fluks njerëzish ndikuar edhe nga kremtimi i pashkëve ditën e nesërme.
Siç raporton gazetari Simon Shkreli mosha e tretë në këtë qytet duket se është më e kujdesshme për të respektuar masat e distancimit social.
Kremtimi i pashkës katolike ditën e nesërme këtë vit do të jetë pa ceremoni kjo e ndikuar nga situata e pandemisë.
Në Vlorë po ashtu shihet fluks i shtuar qytetarësh në tregje duke qenë se vendi do të jetë në izolim total nga ora 13.00 ditën e sotme deri në orën 5.00 të mëngjesit të së hënës.
Siç raporton gazetari Elton Nika për ABC Neës tregjet në Vlorë kanë vendosur një kordon sigurie për të mbajtur qytetarët në distancë kur bëjnë blerjet e tyre. Qytetarët vlonjatë janë parë të veshur me maska dhe dorashka gjatë bërjes së pazarit./abcnews.al