Veliaj në Firence për samitin e qyteteve

schedule22:16 - 7 Nëntor, 2017

schedule 22:16 - 7 Nëntor, 2017

Kryebashkiaku Veliaj mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Qyteteve që u zhvilloi punimet në Firence. Ai vuri theksin te nevoja e bashkëpunimit mes qyteteve të ndryshme në përballimin e sfidave të përbashkëta, ndërsa njoftoi se do t’i paraqesë Parlamentit një ligj të posaçëm për Tiranën, nën shembullin e atij që ekziston përtej Adriatikut për kryeqytetin italian.

“Të bashkuar në Diversitet” ishte tema edicionit të tretë të Samitit Ndërkombëtar të Qyteteve, organizuar në Firence. Kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes qyteteve në përballimin e sfidave të përbashkëta, siç raportoi edhe vetë përpara kameras së tij, në këtë material që iu shpërnda medias nga zyra e shtypit pranë Bashkisë Tiranë.

Veliaj tregoi se bashkëpunimi me Bashkinë e Firences do të vijojë me krijimin e një kompanie të përbashkët të ndriçimit LED. Duke kthyer vështimin në Tiranë, kryebashkiaku tregoi se shumë shpejt do t’i dërgojë Parlamentit një ligj të posaçëm për Tiranën.

Ndërsa përsa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, Veliaj pohoi se përveç stabilizimit financiar, fokusi i investimeve do të jetë në zonat periferike të kryeqytetit./abcnews.al

 

https://youtu.be/ZDv4DN7nNIM