Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Veliaj në burg pa gjyq, cënim i të drejtave të njeriut? Nura: SPAK duhet të ketë ‘check and balance’. Një prokuror nuk mund të…

schedule21:02 - 18 Shkurt, 2025

schedule 21:02 - 18 Shkurt, 2025

Arrestimi i Erion Veliajt dhe akuzat e tij se është dërguar në burg pa gjyq kanë qenë pjesë e debatit publik ditët e fundit.

Analisti Artur Nura tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla se bie dakord me kryeministrin Edi Rama, kur thotë se SPAK do të ketë mbështetje, por duhet të ruajë normat dhe standardet demokratike. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë me ‘check and balance’.

Pjesë nga diskutimi:



Artur Nura: Duhet të flasim për ‘check and balance’. Dhe në rastin e SPAK apo gjykatës përkatëse apo prokurorëve duhet ‘check and balance’. Personalisht besoj se Rama ka të drejtë. Mbështetje por me kushte, por kushtet janë në raport me zhvillimin demokratik. Nuk mund të jesh prokuror që të tejkalosh normat dhe standartet. Kur po financohesh nga disa vende të zhvilluara, si mund t’i shkelësh me këmbë këto standarte dhe të mos respektosh regjistrimin e të pyeturit. Ta shikojmë nëse ke vepruar sipas ligjit apo e ke tejkaluar.

Edmond Petraj: Rama thotë se kemi harxhuar kaq shumë para për të modernizuar SPAK dhe nuk është e updatuar sistemi i fundit që ai të pyet pa u ulur fare në PC, e ke me kamera dhe typing që e merr zërin tënd dhe e transmeton në sistem. Kur merret në pyetje nuk regjistrohet, kur je në sallën e gjyqit po. Ky element, i rëndësishëm i personave që merren në pyetje nuk filmohet. Por duhet të filmohet.

Ergys Mërtiri: Nuk e dimë nëse është filmuar ose jo. Për mua ka një problem në këtë çështje. Këta flasin për intimidim të dëshmitarëve nga SPAK, në fakt në dosje rezulton e kundërta. Tani bëhet fjalë për të njëjtët dëshmitarë. Për të njëjtët dëshmitarë, personi që është artisti ka dëshmuar kundër Veliajt. Këta thonë se ky e ka dhënë këtë dëshmi që e ka kërcënuar prokurori ndërkohë që ky i fundit thotë se këta kanë kërcënuar dëshmitarët. Kjo zgjidhet me denoncim në SPAK, në organet e duhura kundër prokurorit. Këto prova janë firmosuar nga prokurori i çështjes, dumani dhe gjyqtari i GJKKO.

Artur Nura: Ka një reagim nga një person që punon në SPAK, i cili thotë se “vlerësimi i masave të sigurimit ky pyeten dhe dëshmitarët janë bërë në gjykatë prandaj ka një seancë paraprake për t’i vlerësuar në prani të të gjitha palëve, ku janë edhe avokatët.”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!